Megjithëse dy reperët e njohur, Noizy dhe Mozzik kanë sjellë një duet të suksesshëm bashkë kohë më parë, atë të “Bonjour Madame”, sot miqësia e tyre është krisur.
Si fillim dyshimet lindën pasi dyshja nuk ndiqej më në Instagram.
Më pas ishte Noizy ai që sqaroi se miqësia me Mozzik-un është prishur por jo prej Loredanës (me të cilën ai pati një bashkëpunim) por për shkak të jo korrektësisë nga ana e Mozzik.
Mirëpo pas këtij konflikti, Noizy ka “thumbuar” publikisht Mozzik-un ditën e djeshme nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, por që e fshiu pak minuta më vonë.
Reperi e akuzoi Mozzik-un se ai ka blerë followers në instagram, teksa në mënyrë ironike “këshilloi” këngëtarët e rinj që dhe ata të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos shpenzojnë në projekte të reja muzikore. /Lokimagazine.com