Juliana Nura ka dhënë intervistën e saj të parë për ‘Prive’ qysh pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova” ku u shpall njëra prej 5 finalistëve.
Ajo iu përgjigj 25 pyetjeve të famshme nga hapësira ku kaloi 103 ditë të plota në garë për çmimin e madh.
Juli u pyet për shumëçka nga jeta personae por edhe loja.
Ajo u shpreh se nga pesë finalistët, fitoren më së paku e meritonte Vedati.
Për të parën herë, bukuroshja komentoi deklaratat edhe Noizyt ndërkohë që ajo ishte brenda shtëpisë.
Pak kohë më parë reperi mohoi se mund të ketë patur diçka me Julianën, duke thënë se emri i tij po përdorej vetëm për vëmendje.
Mirëpo, tashmë që është jashtë shtëpisë Juliana ka bërë reagimin e saj dhe ka hedhur poshtë deklaratën e Noizyt.
Ajo tha se ata me të vërtetë kanë patur diçka, gjë që e di edhe shoqëria e tyre.