Marrëdhënia mes dy reperëve Stresi dhe Noizy ka qenë një prej marrëdhënieve më të bujshme të showbizit shqiptar.
Kjo pasi dy protagonistët nuk flisnin për vite me rradhë, ndërsa nuk mungonin as diss-et mes tyre.
Mirëpo pas shumë kohësh ata vendosën të bënin paqe dhe gjëja e parë që kërkuan fansat ishte një bashkëpunim muzikor.
Para pak kohësh kjo gjë nuk ishte e mundur për shkak të pjesmarrjes së Stresit në “Big Brother VIP”, mirepo tashmë që programi ka përfunduar, bashkëpunimi i reperëve do të vijë shumë shpejt.
Ditën e djeshme ata kanë zbuluar në mediat sociale se këngën e kanë gati.
Dy artistët kanë publikuar një video të shkurtër nga studio duke treguar pak nga kënga e cila do quhet me gjasa “Kur vijmë na”, të paktën kështu kanë shkruar krah postimit.
Komentet e fansave kanë qenë të shumta teksa nuk dihet ende data se kur do publikohet ky bashkëpunim.
https://www.instagram.com/reel/CrOzPmpoIuU/?igshid=YmMyMTA2M2Y=