Tayna është një nga reperet më të suksesshme të momentit.
Artistja e njohur nga Prizreni është mjaft e kërkuar në koncerte, mirëpo ndërkohë që për karrierën e saj dimë shumëçka për jetën personale nuk dimë gjë.
Para ca muajsh, ajo ishte kryefjala e medieve rozë pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video e realizuar në Gjenevë ku Ta Tayna shihej e ulur në një tavolinë së bashku me një mashkull i panjohur për publikun, i cili u aludua se ishte njeriu i saj i zemrës.
Ajo vendosi të mos fliste për këtë temë, por kurioziteti vazhdon akoma.
Por cili është mashkulli më i rëndësishëm për të? Sigurisht që dashuria e parë e çdo vajze, babai.
Ai feston ditëlindjen dhe reperja ka publikuar në Instastory një foto të tij, duke e prezantuar kështu me ndjekësit.
“Gëzuar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në botë për mua, babit”, ka shkruar ajo.