Shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, mbrëmjen e djeshme iu shtua edhe një banore.
Ajo është Gigliola Haveriku nga Tirana, e cila me profesion është këngëtare.
Gigliola s’do ta ketë hyrjen e njëjtë sikurse banorët në fillim të spektaklit, pasi ajo do të qëndrojë në dhomën sekrete.
Kujtojmë se Gigliola ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e mediave për shkak të lidhjes së saj me aktorin e mirënjohur Amos Zaharia, mirëpo tashmë lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh.