Në fillimet e sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli komentoi lojën e disa prej banorëve më të spikatur të edicionit të kaluar të këtij reality show.
Këngëtari u ndal më shumë te Arjola Demiri, ku ndër të tjera e konsideroi si lojtaren më fallco.
“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi asokohe.
Deklaratave të Luizit i reagoi dhe vetë Arjola teksa ishte e ftuar më parë në “Fan Club”.
“E ndiqja. Luizi (personi që i menaxhon faqen) më ndiqte që në fillim. Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga SHBA për Luizin. Një ditë më mbrapa pashë se Luizi kishte thënë se ishte banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët por për vete. E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi. Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim.”-tha Arjola.
Mirëpo së fundmi në një debat me Efin, Luizi iu drejtua asaj se e ka studiuar mirë Arjolën, pasi po vepron njësoj si ajo, referuar sipas tij viktimizimit.
Ashtu siç pritej, aktorja nuk ia ka përtuar një reagim mjaft të gjatë në rrjetet sociale.
Teksa postoi në InstaStory momentin e diskutimit mes Efit dhe Luizit ku u përmend Arjola, ajo shkroi:
“SA MIRE ME KA STUDJUAR LUIZA NE BOTEN E STRATEGJIRAVE! 6-7 HERE MA KA PERMENDUR EMRIN DERI TANI.
NESE TGJITHA FEMRAT “VIKTIMIZOHEN” SI ARJOLA DEMIRI, FTOJ LUIZIN TE MOS ZGJEDHE “VIKTIMA REALE” PER TE CUAR LOJEN PERPARA. FEMRAT E ZONJA DHE LUFTARAKE DUKEN QE E SHQETESOJNE. NDAJ I PERCMON, LUFTON, PERDOR PER LOJE DHE UROJ TE MOS E BEJE NE JETE REALE! FALEMINDERIT QE ME JEP VEMENDJE DHE TE SILLEM NEPER KOKE GJATE LOJES TENDE! PEMA ME KOKRRA. GJUHET SE PEMES SE THATE SI AFROHET KUSH
KAÇUBETI BESO N’VETI E GJUN N’GJETI”.
Më pas aktorja postoi dhe një foto ku thumbonte sërish Luizin.
Arjola u ndal dhe te vëmendja dhe adhurimi që ka marrë Luizi, duke nënkuptuar se në Shqipêri mashtruesi pëlqehet më shumë.