Pas dekadash në Hollywood, Sylvester Stallone po merr përsipër një projekt krejt të ri televiziv. Aktori Rocky zbuloi se seriali i tij i ardhshëm do të fokusohet në jetën e tij familjare me gruan Jennifer Flavin dhe vajzat e tyre Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20
“Kjo do të trondisë njerëzit”, u tha Stallone gazetarëve në premierën e së mërkurës, 9 nëntor, të serialit të tij të ri kriminal Tulsa King, duke zbuluar se do t’u dhurojë të gjithëve një ‘reality show’ të vërtetë familjar.
Stallone theksoi se nuk ishte shumë i interesuar të portretizonte jetën e tij në këtë mënyrë, por se ndryshoi mendje shumë shpejt, sepse beson se është ende në kulmin e famës. Vajzat e tij dhe bashkëshortja pranuan me kënaqësi të ishin pjesë e këtij projekti.
Edhe pse publiku ende nuk e ka parë produktin e përfunduar, ylli i Hollivudit e di se ‘reality show’ do të jetë një sukses i madh dhe fëmijët e tij do të bëhen yje.
“Kjo është gjithçka…Kam qenë shumë me fat”, vazhdoi ai. “Shumë gjëra më kanë ndodhur, por unë kam realizuar ëndrrat dhe aspiratat e mia. Tani është koha e tyre”.
Stallone mund të ndihet tepër mirënjohës pasi ai dhe Flavin anuluan divorcin e tyre në fillim të këtij viti. Ylli i Rambo mori një “mësim të vështirë” nga ndarja e tij e shkurtër nga gruaja e tij.