Zhaklin Lekatari e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes, jo për shkak të “BBVIP”, por për një deklaratë që bëri teksa gjendej në Serbi, ku u shpreh se ndihej e sigurtë “në një vend pa shqipe”.
Këto fjalë të opinionistes në Twitter shkaktuan reagimin e shumë njerëzve, ndër to edhe të ish-banores së “Big Brother”, Nita Latifi dhe moderatores Fjoralba Ponari.
Pas tyre, ka reaguar edhe Vesa Luma. Artistja nga Kosova, në postimin e parë, teksa ka ri-postuar foton e Zhaklinës nga Serbia, ka shkruar:
“Aty rri Zhaku, dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë.”
Ndërsa në postimin e dytë, Vesa ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj, reperin shqiptar Big Basta ku shihen të përqafuar. Mbi foto ajo ka shkruar:
“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr jane shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Cohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.