Një vjehërr si Xheri do ta donim të gjithë. Ky është dedikimi që i bëri Sarës para fillimit të “Dancing with the Stars”!

E ëma e Ledri Vules, Xheraldina Vula është mjaft e dashur dhe mbi të gjitha një suportuese shumë e mirë jo vetëm e djalit të saj, por edhe e nuses së saj, Sara Hoxhes.

Sonte në mbrëmje starton “Dancing with the Stars” dhe Sara është një nga konkurrentet e këtij spektakli.

Pikerisht per aventuren e saj te re, Xheraldina ia tha dy fjale te embla Sares ne rrjetet sociale.

“Sonte dhe netët në vazhdim, ji e guximshme, e bukur, e lirë si zog. Thjesht fluturo, thjesht bëhu vetvetja zemra e Ninit.”

Mesa duket ky dedikim e ka prekur Sarën e cila e ripostuar në profilin e saj në Instagram. “Niniiii”- ia ka kthyer Sara, siç i thërret ajo mamasë së Ledrit.