Së fundmi thuhet se këngëtarja e njohur Avril Lavigne i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin Mod Sun.
Një zëdhënës i artistes konfirmoi lajmin për Page Six. Lavigne dhe Mod Sun janë ndarë më pak se një vit pasi u fejuan. Ish-çifti thuhet se kishte pasur probleme muajt e fundit.
Sipas TMZ, tradhtia nuk ishte ndonjë shkak për ndarjen.
38-vjeçarja dhe 35-vjeçari duket se ruajnë raporte të mira pasi ndjekin akoma njëri-tjetrin në rrjete sociale. Këngëtarja e “My Happy Ending” dhe artisti i “Flames” u fejuan në Paris në mars të vitit 2022.