“Një vit pa të puthur” ky postim i ish-bashkëshortit të Rudina Dembacaj për të bijën na habiti të gjithëve

Para disa kohësh Rudina Dembacaj ka thënë lidhur me marrëdhënien që ka ish-bashkëshortin, Aleksandër Varfaj, është shprehur se kanë mbetur miq të mirë pas divorcit.

Por, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe këtë na e zbuloi ish-burri i modertores dhe aktores së humorit.

Aleksandri ka marrë vëmendjen e të gjithëve dje me një postim të bërë së fundmi në Instagram.

Ai ka publikuar një foto krah së bijës, Viktorias, duke lënë të kuptohet se Rudina nuk e lejon ta takojë. Ai ka shkruar se ka një vit pa e puthur të bijën dhe se e ka marrë malli për të.

Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt.Më ka marrë malli”, ka shkruar ai.

Nuk dihet ende si qëndron e vërteta. Mbetet të presim një reagim edhe nga Dembacaj.