Tashmë është kuptuar se Luiz Ejlli është një fans i madh i “Big Brother Canada” dhe e ka studiuar shumë mirë lojën e fituesit të tij, Kevin Jacobs.
Ai tha se strategjnë që e coi në nominim veten bashkë me Kristin dhe Armaldon e mori pikërisht nga Jacobs, gjë që edhe kanadezi e vlerësoi.
E mesa duket këngëtari ka edhe një tjetër “as nën mëngë” të marrë nga repertori i Kevin, të cilën e ka ndarë me banorët sot, teksa diskutonin nominimet e cifteve, Kiara-Olta e Qetsor-Kristi.
Kështu, duke biseduar se kush do të shkojë në nominim “kokë më kokë”, Luizi tha se ka më shumë gjasa të shkojnë Kristi dhe Qetsori.
Ndërkohë, i pyetur nga Olta se çfarë do bëjë nëse publiku dërgon në televotim atë dhe Kiarën, Luizi tha se ai nuk ka për të bërë asgjë, pasi në këtë “skenar” largohet Olta.
‘Nëse del me Kiarën ti je jashtë. Ka James skema prapë, ka pasur gruan ai aty e shkoi në finale me gruan. Ka qenë në finale me njërin James, me një super të fortë dhe e kishte gruan në nominim kokë më kokë brenda. Hata ndodhën gjatë atyre 4 ditëve. Kanadezit iu vu e gjithë shtëpia.”- tha Luizi, duke paralajmëruar “hatanë” nëse Kiara do të jetë e nominuar dhe në rrezik për t’u eleminuar.
Nuk duam të shpresojmë që të dalë Kiara në nominim, por “hatanë” e huazuar nga Kanadaja do donim ta shihnim.