Boksieri Conor McGregor njihet për natyrën e tij shpërthyese dhe agresive jashtë ringut. Emri i tij lakohet shpesh në media për sherre e konflikte të herëpashershme.
Episodi i fundit ka qenë në Romë, ku thuhet se ka sulmuar DJ italian, Francesco Facchinetti.
Artisti i njohur italian ka publikuar në Instagram pamje nga buza e tij e çarë pas grushtit të marrë nga luftëtari irlandez i MMA-së.
“Ne ishim bashkë, biseduam u argëtuam , kaluam shumë mirë, kur papritur pasi dolëm jashtë më goditi pa arsye”, theksoi Fachinetti.
Francesco Facchinetti pretendon se sulmi ishte i pa provokuar dhe se ai dhe gruaja e tij kishin qenë duke festuar me McGregor dhe të fejuarën e tij, para se kampioni i UFC ta gjuante me grusht para 10 dëshmitarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=xwzMzBkIOdU
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Conor McGregor bën bujë me sherret e tij.
Kujtojmë, se ai dhe reperi amerikan Machine Gun Kelly u përplasën fizikisht në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards”. Gjithashtu në vitin 2019, boksieri u akuzua për sulm, pasi goditi një burrë në një bar në Dublin.