Një tjetër arritje! Luizi thyen rekordin e fundit të mbajtur nga një shqiptar në rrjetet sociale

Luiz Ejlli ka thyer dhe rekordin e fundit i cili mbahej nga një shqiptar në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për numrin e shikimeve në TikTok. shkruan lokimagazine.com

Hashtag-u që numëronte më shumë ishte ai i Rashel Kolanecit me plot 4.3 bilion shikime, mirëpo Luizit iu deshën vetëm 90 ditë që t’a thyente këtë rekord.

Hashtag-u i Luizit jo vetëm që e ka thyer këtë rekord që mbahej prej kohësh nga Rashel por ka shkuar në plot 5.3 bilion shikime, duke u bërë kështu shqiptari më i klikuar ndonjëherë në TikTok.

Këto nuk janë të vetmet shifra të “frikshme” që Luizi ka arritur në vetëm 90 ditë.

Kënga e tij “Me ty” e publikuar më 14 shkurt ka arritur në kuotën e 20 milion shikimeve duke përfshirë Instagramin dhe Youtube-n

Gjithashtu ai ka shkuar nga më pak se 2000 mijë ndjekës që kishte para hyrjes në BBV në plot 647 mijë të tillë.

Luizi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, duke përmendur këtu televizionin grek të cilët ngelën të habitur kur Luizi dhe Armaldo po kërcenin nën ritmin e muzikës greke. /Lokimagazine.com