Edhe pak ka mbetur nga nisja e sezonit të ri televiziv dhe jemi gjithë sy e vesh për të mësuar se çfarë na pret dhe çfarë kanë rezervuar për teleshikuesit ekranet shqiptare. Dhe një surprizë është zbuluar tashmë: moderatorja shumë e dashur shqiptare Fatma Haxhialiu dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, po vijnë me një program të ri.
Dy gocat kanë menduar të sjellin një “talk-show”, emrin e të cilin ende nuk e kanë zbuluar. Dihet vetën që do i shohim në ekranin e “Top Channel”. Këtë gjë e ka zbuluar vetë Fatma në Instastory ku ka publikuar disa video nga ambientet e këtij televizioni. “Projekt i ri. Çfarë është?”- ka shkruar ajo, duke na bërë të gjithve kuriozë.
Më pas, ajo ka postuar një tjetër video ku protagoniste është Tea. Teksa ka etiketuar këtë të fundit, Fatma ka vendosur edhe një “?”, duke lënë të kuptohet se do i shohim bashkë në program.
Deri tani ato nuk kanë zbuluar detaje të tjera apo datën se kur do nisë programi, por ne mezi po presim. Shumë suksese për Fatmën dhe Tean!