Një prekje këmbësh ndez debatet mes Iglit dhe Semit… Einxhel: Nëse nuk bashkëjeton, dil!

Një prekje këmbësh ka bërë që mes Semit, Iglit dhe Einxhelit të nisë debati.

Konkurenti i ri i “Big Brother Vip” i ka thënë Semit se i ka cënuar privatësinë në momentin që e ka prekur tek këmba me shaka.

Diskutimi ka vazhduar për disa minuta dhe Semi ka shtuar se ata njihen bashkë që nga jashtë shtëpisë dhe nuk e priste këtë reagim pasi gjithçka nga ana e saj ishte thjesht shaka.

Einxhel ka ndërhyrë në diskutim, duke theksuar se e gjitha ka qenë shaka e pas këtij momenti ka lindur një tjetër debat.

Ajo i ka thënë Iglit se nëse nuk do të bashkëjetojë dhe nuk e ka aspak problem as noniminim dhe largimin nga shtëpia të dalë që tani. Debati ka zgjatur disa minuta dhe pas këtij momenti, Semi ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

/revistawho.com