Ishte një ngjarje që i preku të gjithë dhe akoma më shumë fasnat e çiftit.
Më 18 prill, Cristiano Ronaldo dhe gruaja e tij Georgina Rodriguez njoftuan në rrjetet sociale vdekjen e djalit të tyre të vogël gjatë lindjes.
Georgina ka folur për herë të parë për humbjen e foshnjës së saj në serinë e dytë të reality show-t të saj.
Pasi Netflix konfirmoi se “I Am Georgina” do të kthehej së shpejti, detajet në lidhje me trazirat emocionale që ajo kaloi pas humbjes shkatërruese në prill po dalin në pah.
Drejtori i Netflix në Spanjë, Alvaro Diaz, zbuloi se tragjedia që pësuan modelja dhe partneri i saj, do të jetë një pjesë kyçe e serisë së dytë.
Georgina rrëfeu për gazetarët në një festival spanjoll filmi televiziv dhe radiofonik:
“Jeta më ka dhuruar kaq shumë në një hapësirë kaq të shkurtër kohe. Këtë vit kam përjetuar momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në një çast. Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye dhe pyeta veten se si mund të vazhdoja. Përgjigjen e kisha më afër se sa mendoja. Kam parë në sytë e fëmijëve të mi dhe aty pashë mënyrën e vetme për ta bërë këtë, të jemi të gjithë bashkë”.
Një deklaratë tronditëse në prill çifti dhanë lajmin se kanë humbur djalin e tyre të porsalindur:
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte. Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”.
Ajo e quajti vajzën e saj të mbijetuar Bella Esmeralda “bekimi i vogël i madh” i saj në një postim emocional në rrjetet sociale, duke e treguar atë duke fjetur me një biberon në gojë kur ishte gati katër muajshe.