Ditet e fundit nje debat i ashper mes dy banoreve, Donald dhe Ilir, ka pushtuar shtepine e famshme te “BBV” ku thuajse cdo moment ata shihen te bejne ironi per njeri tjetrin, apo si dhe te kene debate te shpeshta.
Nga keto debate, banoret e tjere te shtepise ndjehen mjaft te prekur emocionalisht dhe shprehen se eshte e pa mundur te jetohet ne ate shtepi kur Iliri dhe Donaldi debatojne me tone te larta.
Ne pamundesi te banoreve per te ‘ftohur’ disi gjakrat mes Ilirit dhe Donaldit, ‘Vellai i madh’ ka vendosur ta marri situaten vete ne dore duke iu derguar nje leter brenda ne shtepi diten e sotme.
Te vendosur krah njeri tjetrit, eshte Donaldi ai qe lexon letren ne te cilen shkruhet:
“Ilir dhe Donald,
Dje keni organizuar një koreografi të cilën e keni ndërprerë për shkak të debatit që ju te dy niset. Kjo gjë ka penguar vazhdimësinë e koreografisë per te gjithe banorët e tjerë, për kete arsye Vellai i Madh ka vendosur t’ju japë një dënim.
Ju të dy keni per detyre qe te pasoni topin te njeri tjetri pa e lëne të rrëzohet në toke. Topin nuk duhet ta mbani doré per me shume se 10 sekonda, ne te kundert e humbisni lojen. Pra, duhet ta pasoni brenda 10 pavaresisht se ku ndodheni.”