Një ndron vetëm për Oltën dhe Luizin dërgohet në BBV! Ja reagimi i tyre (Video)

Duket se loja e siameze e organizuar nga “Vëllai i madh” është pëlqyer mjaft nga publiku.

Më shumë për arsye se Luizi dhe Olta, dy “armiq” në lojë, u “detyruan” të qëndrojnë bashkë me orë të tëra brenda të së njëjtës bluzë.

Si duket këtë pëlqim publiku ka vendosur t’ia shpreh edhe vetë dy banorëve. Pak më parë, në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka mbërritur një dron në të cilin ishte vendosur një foto e Luizit dhe Oltës.

Ishte aktorja ajo që e pa si fillim dronin ku i pëlqeu shumë surpriza, ndërsa Luizi u shpreh se qëndrimi i aktores krah tij bëri që publiku ta pëlqejë.

Pjesë nga diskutimi:

Olta: O Luiz, jemi ne të dy!

Luizi: Nuk i besohet shihe. E shfrytëzoi bluzën Olta me dal në dron. Hajde, ke qejf me dal në dron, hajde më rri afër mu. Olta, kush më rri afër mua vetëm të mira ka.

Olta: Mbase e kanë sjellë dronin që ishte afër meje, apo jo, nuk funksionon ashtu.

Luizi: Trafikun ajror ti e di se kush e kontrollon.