Një muaj më parë, Eni Vasili u bë nënë për herë të parë. Gazetarja dhe moderatorja e njohur shqiptare solli në jetë dy vajza binjake, Nikol e Sofi.
Ndërkohë që prezantuesja e “Open” është treguar e rezervuar gjatë kësaj kohe me postimet në rrjete sociale, sot ajo ka vendosur të ndajë disa nga momentet më të bukura me të voglat e saj.
Eni ka publikuar një video kolazh ku tregon tortën ngjyrë pink me emrat e binjakeve, foto me këmbët e duart e tyre të vogla si dhe një tjetër imazh ku shfaqet vetë ajo me karrocën dyshe me to.
Kujtojmë se pas lindjes, Vasili postoi në Instagram imazhin e parë të vajzave me dy duart e vogla të tyre të kapura pas gishtit të Enit.
Moderatorja e përshkoi takimin e parë me to si një magji të vërtetë.
View this post on Instagram
Vasili ishte e ftuar pak kohë më parë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku tregoi se partnerin e saj, Armandin, e ka njohur në Tiranë nga disa miq të përbashkët.
“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë…” tha atëherë gazetarja e njohur.