Pak javë para finales, një lajm i madh vjen nga Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj.
Cifti do të kurorëzojë historinë e tyre të dashurisë në “Lago di Como” të Italisë dhe do të martohen pikërisht në vendin ku janë martuar edhe Ledion Liço me Sara Hoxhën.
Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos.
Sipas “Kryefjala”, ahengun ajo ia ka besuar më të mirëve, Anxhela Peristerit, Brunos dhe Klajdit dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani.
Nuk dihet se kujt ia ka besuar fustanin e bardhë, por me siguri grimin moderatorja ia ka lenë në dorë Arbër Bytyqit.
Kujtojmë gjithashtu se Arbana dhe Eduarti janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.