Sot ne Top Channel do te nise programi i cili theu rekorde audience, Për’puthen. Programi starton ne oren 18:15 dhe autorja Olsa Muhameti ndau me ne disa nga ajo cka do te shfaqet puntaten e sotme.
Ajo tregoi se ndihet shume e gezuar qe per here te pare ka mbledhur konkurente nga pothuaj te gjithe trevat shqip-folese, duke perfshire ketu Presheven, Mitrovicen, Kosoven apo dhe vende te tjera.
Gjithashtu, nje ndryshim i formatit kesaj here do te jete se prezantimet e para do te fillojne me djemte e me pas me vajzat.
Olsa na vuri ne dijeni se tashme kane filluar pelqimet mes disa konkurenteve dhe gjithashtu antipatite, te cilat jane vene re ne prapaskene.
Por, ajo na “zbuloi” paksa nga dy konkurente. Nje infermiere seksi do te hyje ne program dhe Olsa eshte e sigurt se do te ngacmoje imagjinaten e te gjitheve, dhe nje djale shqiptar nga New York do t’i bashkohet formatit dating.