Këngëtari shumë i dashur për publikun, Irkenc Hyka, ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë nga gazetarët e vegjël të “Në Kurthin e Piter Pan”.
Irkenci foli rreth suksesit të tij në muzikë, por nuk la pa përmendur edhe detajet mbi martesën dhe propozimit ndaj partneres, Abi.
Këngëtari tregoi se kishte një ide të çmendur për t’i propozuar partneres, por që nuk mundi të realizohej kështu që ai i propozoi në një mënyrë romantike në bregdet.
“Ideja e parë që të hidhem me parashutë. Ai i parashutës më thoshte “Mos!” prej problemeve të kohës dhe të motit që kishte. Kështu që ne kemi qenë në Dhërmi, në breg të detit, ashtu siç ajo e meriton. Dhe përgjigjja ishte sigurisht që po”, tregoi ai për “Në Kurthin e Piter Pan”.