Nëse ke shumë rroba në ngjyrë të errët apo kafshë shtëpiake që lëshojnë qime, kjo hile do t’ju vijë në ndihmë. Bright Side ka zbuluar se të vendosurit letra të lagura bashkë me rrobat në lavatriçe, ju shpëton kohë.
Letrat e lagura ndihmojnë në pastrimin e pushit apo qimeve në rroba. Të gjitha këto përfundojnë tek letrat e lagura dhe rrobat duken më të pastra.
Por çfarë duhet të bëni: Vendosni jo më shumë se 3 letra të lagura në lavatriçe. Ato do të rrotullohen së bashku me rrobat dhe do të mbledhin pushin e qimet. Duhet të përdorni letra të lagura të reja për çdo larje në mënyrë që të shihni rezultatin.
Zgjidhni letra të lagura që janë të forta e nuk do të grisen brenda në lavatriçe. Provoni nëse mund t’i grisni me dorë. Nëse mezi e bëni, janë përfekte.
Mos vendosni farcoleta sepse do t’ju hapin punë.