Një hap larg fitores, këta janë 5 finalistët e “Big Brother VIP Kosova”!

“Big Brother VIP Kosova” është shumë pranë finales, pasi më 17 mars, do të jetë Prime i fundit i këtij reality show ku do të shpallet edhe fituesi i edicionit të parë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, përmes një televotimi nga publiku, u vendosën edhe 5 finalistët e formatit, të cilët tashmë e gjejnë veten vetëm një hap larg fitores.

Kështu njerëzit vendosën që në finale të jenë: Artan Thaçi, Arkimed Lushaj a.k.a Stresi, Mbresa Hajrullahu, Vedat Bajrami dhe Juliana Nura, me 3 konkurentë prej këtyre që kanë qenë pjesë e shtëpisë që në nisje të tij dhe dy të tjerë që ju bashkangjitën rrugës.

https://www.instagram.com/p/CpoNKO-IEIy/?igshid=YmMyMTA2M2Y=