Në prime-n e kaluar, u ha një televotim për finalistin e dytë mes Kiarës, Efit, Bledit dhe Qetsorit, dhe finalisti i dytë i këtij edicioni u zgjodh Efi, duke bërë që të rikthyerit, Kiara dhe Bledi të eliminohen.
Tashmë që nuk është më pjesë e reality show-t, Kiara i është kthyer përditshmërisë së saj ku shihet mjaft aktive në rrjetet sociale.
Kështu, Kiara vendosi të publikojë një foto nga fëmijëria e saj, të cilën nuk e kemi parë më herët.
Ajo duket duke puthur figurën e Krishtit, teksa shihet dhe ëmbëlsia e saj që e karakterizon edhe sot.
Kujtojmë se pak para se të largohej nga BBV, Kiara mori një propozim për martesë nga partneri i saj, Luiz Ejlli dhe sigurisht që tha PO.