Ndarja mes Bora Zemanit dhe ish te dashurit te saj, Donald Veshaj, u be kryeteme disa kohe me pare, ku u perfol se ky i fundit ishte larguar me valixhe nga shtepia ku bashkejetonte me Boren.
Duhet theksuar qe koheve te fundit pas ndarjes, ata kane hedhur thumba te forta kunder njeri tjetrit, duke ngritur dyshimet se ndarja nuk ka qene aspak “miqesore”.
Ne nje interviste te Donaldit, ai u shpreh se nuk kishte asnje shanc rikthimi me Boren, dhe se te gjitha lidhjet i konsideron njesoj, pra nuk do te veconte asnje.
Nuk vonoi shume dhe Bora postoi dy foto me nenshkrime te dyshimta, duke menduar keshtu se i drejtoheshin Donladit.
“Heshtja eshte me mire sesa te flasesh brockulla”- shkruajti ajo ne foton e postuar pas intervistes se Donaldit.
Ndersa, me pas postoi nje tjeter foto me nenshkrimin: “Ajo nuk po kerkonte per nje kalores, ajo po kerkonte per nje shpate”
Nga ana tjeter, Donaldi nuk ndejti pa reaguar. Ne menyre ironike ai shkroi ne nje foto te postuar ne Instagram: “Ofrohet nje vend pune per nje person qe gjen quotes anglisht. Te interesuarit ne Dm ose Wp”
Pas kesaj, nuk kemi pare me asnje reagim nga dyshja persa i perket njeri tjetrit.
Por, nje foto e postuar ne faqen e biznesit te veshjeve te Bora Zemanit “Bzzz Company” na ngriti dyshimet. Ajo kishte zgjedhur qe koleksionin e vjeshtes t’a prezantonte me nje foto te vjeter ku gjendej prane Donaldit.
Duke ditur qe ndarja ka ndodhur ne nje menyre jo te mire, Bora nuk do kishte kuresesi opsion te zgjidhte nje foto te tille per te promovuar koleksionin qe permban firma e saj.
Akoma nuk ka dicka konkrete, por nje gje eshte e sigurt, kjo foto ngre shume dyshime. /lokimagazine