Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira janë dy nga mikeshat më të dashura të showbizit.
Dyshja edhe pse kishin njohje të mëparshme, u bënë mikesha të ngushta gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brothe Vip”.
Si Einxhel ashtu edhe Triksa e kanë shprehur publikisht mbështetjen dhe miqësinë për njëra tjetrën në rrjet.
Së fundmi Eixhel ka postuar një video edituar nga një ndjekëse ku përmblidheshin momentet më të bukura të dyshes brenda shtëpisë së Big Brother.
“Duke menduar nëse duhet të publikojë ragimin e Triksës kur mori vesh për shtatzaninë time.”- shkruan Einxhel.
Beatrix e ka shpërndarë videon në InsaStory ku nuk i kurseu fjalët emocionuese.
“Një ditë që nuk kam për ta harruar kurrë.”- shtoi ajo.