Shumica e publikut duhet te jete ne dijeni te konfliktit qe ndodhi mes Anes dhe Sindit dhe kjo per shkak se Sindi e komentoi kengen e Anes si nje tragjedi te muzikes dhe se per kete duhet mbajtur 1 minute heshtje, duke quajtur keshtu edhe producentin e kenges, nje pseudo-producent.
Kenga e Anes ka qene e vetmja qe ka bere Sindin te reagoje kunder, por kjo nuk do te thote se ajo ka qene pro pjesmarresve te tjere qe kane realizuar kenge.
Teksa ishte e ftuar ne “Abc e pasdites” ajo u pyet edhe ne lidhje me keto kenge te krijuara nga pjesmarresit:
“Mes Mevlanit, Melises dhe Anes, kujt do i thoje ‘Te lutem mos e bej me!”- duke folur ketu ne lidhje me muziken, dhe pergjigjia e Sindit ishte:
“Te treve, eshte e tmerrshme, nese ju vertete mendoni se jeni muzikante te mirfillte dhe vertet mendoni se keni talent, ju lutem punoni per kete talentin tuaj te supozuar dhe pastaj konsiderojeni veten muzikant”
Mesa duket mllefi i Sindit eshte per kedo nga konkurentet e Perputhen qe realizojne kenge, e jo vetem per Anen.