Nata e djeshme padyshim që ishtë një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve te “Dancing With The Stars”.
Pasi Elhaida Dani zhvilloi një lojë në emisionin “Më lër të flas” ku i vendosi çdo konkurrenti të ‘DWTS’ nga një kafshë kjo gjë solli edhe pakënaqësi.
Konkretisht Megi Pojani u shpreh në klip se:
“E guximshme nga ana e Elhaidës më duhet ta them. Ku ka qenë Elhaida këto dhjetë javë, shumë e heshtur për të përcaktuar se kush është iriqi dhe kush është luani.”
Ndërkohë për këtë Elhaida u shpreh:
“Është më e saktë ta bëj pas dhjetë javësh dhe jo në javën e parë. Ato ishin absolutisht në shenjë batute, për të qeshur dhe nuk ka lidhje sepse si mund t’i jepja unë ndonjëherë Salsanos hienën. Ju lutem ishte e gjitha në shenjë loje.”
Megi viijoi duke thënë se:
Elhaida është e lirë të bëjë lojën e saj. Mua thjesht më ngeli pishman i madh sepse unë e shikoj vetën time si sorkadhe më shumë. Që më lakmojnë gjahëtarët dhe të mi vendosin brirët sipër oxhakut. Sorkadhja është shumë e lakmuar dhe kryelartë ndërsa iriqi rri poshtë dhe është shumë i turpshëm dhe unë nuk jam e turpshme.