Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” ka qenë rradha e Nitës për t’u vënë përballë kutisë së famshme të Pandorës.
Ajo vendosi ta hapë kutinë, ku brenda gjendej si gjithmonë një e mirë për të dhe një e keqe për banorët e tjerë.
E mira ishte se Nita do të mund të takonte miken e saj të ngushtë e cila e priste në oborr, ndërsa e keqja kishte të bënte me nominime në grup.
Duke u bazuar tek çiftet që Keisi krijoi pak ditë më parë, Nita duhet të zgjidhte se cilët çifte do të dërgonte në nominim kokë më kokë mes njëri tjetrit.
Ajo zgjodhi disa prej banorëve më të fortë të shtëpisë, Qetsor-Kristi dhe Olta-Kiara, e më pas publiku do të zgjedhë se cilin prej këtyre çifteve do të çojë kokë më kokë në nominim.
https://www.instagram.com/reel/Cp8wu5LIUPb/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
