Adam Levine është temë e nxehtë në rrjetet sociale, për shkak se deri tani, 2 vajza kanë publikuar bisedat, ku këngëtari i ngacmonte, ndërkohë e kanë akuzuar edhe për tradhti.
Nisur nga ky rast, si ta kuptosh kur i dashuri yt i shkruan gocave të tjera?
Është gjithë kohës në telefon
Nëse i dashuri yt gjithë kohës i ka sytë tek telefoni dhe nuk ndalet duke dërguar mesazhe dhe ti nuk je fare në dijeni me kë po flet, ndoshta duhet të shqetësohesh. Të gjithë e vlerësojnë privatësinë, por edhe transparencën.
E mbron me mish e shpirt telefonin
Nëse e merr me vete edhe në dush, stresohet kur i vjen natën ndonjë mesazh, apo nuk të lejon as t’i hedhësh sytë ekranit të telefonit, me shumë mundësi po të fsheh diçka.
Nuk të kthen kurrë përgjigje direkte
Nëse ti e pyet “Me kë po flet?” dhe përgjigjet e tij janë gjithnjë të paqarta, ka gjasa që të ketë një problem.
Nuk do që të postosh foto me të në rrjetet sociale
Kur ai është gjithë kohës aktiv në rrjetet sociale dhe nuk të lejon të postosh foto me të, apo t’i bësh tag diku, ndoshta po i mban opsionet hapur.