Modelja e njohur shqiptare, Vesa Vllasaliu ka hedhur sërish akuza të rënda ndaj ish partnerit të saj, futbollistit Mërgim Berisha.
Përmes një postimi në Twitter, Vesa ka shkruar se sulmuesi e kishte nxjerrë nga shtëpia vetëm dy muaj para martesës që kishin planifikuar.
“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi lidhja jonë përfundoi, njerëzit e panë atë me dikë tjetër dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale. Ju lutem më lini të qetë!”, ka shkruar ajo.

