Auroriteti Kombetar i Ushqimit ka njoftuar se fundmi per pranine e nje bakteri te rrezikshem ne disa prodhime te markes se salciceve Wudy qe shiten ne Shqiperi dhe shume shqiptare i konsumojne.
Bëhet fjalë për bakterin “Listeria monocytogenes”.
Njoftimi i AKU-së:
Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes ST155 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë.