Lojerat Olimpike teksa po flasim jane duke u mbajtur akoma ne Kryeqytetin e Japonise, Tokio.
Sic dihet, fansat i “fusin hundet” kudo, ku kete here ata kane gjetur sozine e frikshme te kengetares se famshme, Lady Gaga brenda Lojerave Olimpike.
Ata kanë vënë re se Julyana Al-Sadeq, një atlete e taekwondo që përfaqëson Jordaninë, ka një ngjashmëri shumë të madhe me artisten e famshme.
Menjehere pas publikimit te sozise, fansat kane nisur te shperndajne me shpjetesi ne rrjete sociale foto të këngëtares dhe sportistes duke bërë një krahasim për të nxjerrë në pah ngjashmërinë mes të dyjave.
“Lady Gaga tha në djall të shkojë Grammy dhe Oscars, dua një medalje olimpike tani”, shkruan dikush me shaka në rrjete sociale.
“Çfarë dreqin… Lady Gaga në lojërat olimpike ne jemi shumë krenarë për ty! Ti ja dole”, shkruan një tjetër.
“Kjo është Lady Gaga në lojërat olimpike dhe askush nuk mund të më bind për të kundërtën”, komentoi dikush.
Al-Sadeq u mund në kategorinë 67 kilogramë në raundin e 16-të nga braziliania, Milena Titoneli