Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tiranës. Mësohet se një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar nga një shtetas, i cili është më shumë se 50 vjeç.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se përdhunuesi quhet Astrit Terolli dhe familjarët thonë për JOQ se denoncimi është bërë në komisariatin numër tre.
Ndërkohë, policia reagoi vetëm pak minuta, pasi JOQ, i dha zë lajmit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Përdhunimi i vajzës 12-vjeçare është vërtetuar edhe nga ekzaminimi mjekësor në spital, ndërsa familjarët nuk kanë marrë ende një dokument. JOQ ALBANIA ka siguruar edhe foton e burrit, që ka përfituar nga vajza 12-vjeçare.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur mësohet se e mitura e përdhunuar është motra e 11-vjeçares nga Saranda, e cila u rrëzua nga ballkoni i apartamentit, disa javë më parë dhe sot është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familja është duke përjetuar një traumë të madhe, teksa pritet edhe sqarimi i plotë i ngjarjes. JOQ ALBANIA kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë dhe të vënien para përgjegjësisë të gjithë personave fajtorë.