Sic dihet, kritikat per artistet Shqiptare te cilet kendojne me dialekt te Kosoves ne kenget e tyre jane te shumta. Shumë tekste muzikor tingëllojnë akoma dhe më bukur të kënduara në dialektin geg, por një pjesë e publikut ende nuk arrin ta pranojë këtë fakt.
Se fundmi, preh e ketyre kritikave ka qene edhe Elvana Gjata.
Ne postin e saj te fundit te publikuar ne rrjete sociale, ajo ka ndare me publikun disa foto te shkrepura nga projekti i saj i fundit muzikor i quajtur “Papa”.
“Se kur më sheh me crown. Like 1,2,3 ke ron ti”, shkruan Elvana përkrah imazheve.
https://www.instagram.com/p/CR1qX9nMuOE/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0d69f466-1fa3-4a79-9d08-295786ade483
Mes mijëra komenteve këngëtares i ka rënë në sy ai i njërit prej ndjekësve, që e kritikon përse këndon me dialekt të Kosovës. Nuk ndodh shpesh që Elvana të kthejë përgjigje, por mesa duket me këtë koment krejtësisht të pavend nuk ja ka përtuar një përgjigje ndjekësit.
“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, i ka komentuar personi në fjalë.
Elvanës nuk i kanë shpëtuar këto fjalë dhe me përgjigjen e saj i ka mbyllur gojën ndjekësit dhe gjithë të tjerëve që mendojnë si ai.
“Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”, i është përgjigjur Elvana.