Eros Grezda u kthye sërish në vëmendjen e medias rozë.
Edhe pse nuk e ka konfirmuar me ndonjë deklaratë, fotot e shpërndara hapur zbuluan lidhjen e tij të dashurisë me Ajsel Abazin.
Vajza bukuroshe, kusherirë e Almeda Abazit, nuk është e panjohur për publikun shqiptar.
Ajsel në moshën 15-vjeçare, gjatë kohës që studionte për kanto, mori pjesë në “The Voice of Albania” dhe u kualifikua deri në gjysmëfinalen e këtij formati.
Më pas në moshën 17-vjeçare mori pjesë në “Top Fest”, ku u vlerësua me çmimin “Best Pop & RnB”.
Pas një pauze te gjatë muzikore, ajo u rikthye këtë vit me një këngë të re që titullohet “Si unë”.