Aktorja Arjola Demiri ka pasur një vit që gati i ka ndryshuar jetën.
Pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”, ajo më në fund realizoi ëndrrën që të ketë një shtëpi të sajën.
Gjithashtu një emision televiziv që do të transmetohet të dielave, mjaft familjar, prezantimi i është besuar pikërisht aktores.
Por duket se jeta e vështirë e saj do të bëhet edhe film.
“Në fakt, ka më shumë se tre vite që Kastriot Abdyli, një regjisor i Kosovës, më kërkon që të bëj script-in e historikut të jetës. Në fakt, e kam parë disa herë veten në sekuenca filmike të jetës dhe kur e mendoj ndoshta do ta luaj në këtë pjesën e moshës që jam sepse kuptohet kam qenë më e re kur jam bërë nënë.
Ndoshta do të jetë dikush tjetër në vendin tim kur kam qenë më e re. Nëse ky film do të bëhet, që unë kam shumë dëshirë të bëhet, kam përshtypjen që do të ishte mjaft i suksesshëm edhe jashtë”, u shpreh Arjola, duke zbuluar kështu një plan të afërt të sajin.