Sezoni i katert i “Per’puthen” startoi mbremjen e sotme dhe ndryshimet ishin te dukshme menjehere.
Ndryshe nga sezonet e kaluara, kete here ishin vajzat ato qe u prezantuan para djemve.
8 konkurrentet e para qe u bene pjese e skenes ishin: Xheni, Ilda, Anxhela, Eda, Orsiola, Kamila, Lauren dhe Loriden.
Ne pergjithesi vajzat e kishin heren e tyre te pare qe merrnin pjese ne nje program televiziv, pervec Xhenit.
Pas prezantimit te saj, ndjekesve te programit iu rikthye ne kujtese se ne fakt Xheni ka qene pjese e emisionit “Zone e Lire” te Arjan Canit ne rolin e Sofise.
Por ndryshimi i saj i vetem eshte se nga bjonde ajo tashme eshte kthyer ne brune.