Blogerja e njohur Arta Nitaj, tashme konkurrente aktuale ne “Dance Albania”, feston sot ditelindjen e saj te 26-te.
Kjo date e gjeti Arten duke kercyer ne program, ndaj dhe nuk kishte si te mungonte nje suprize per te ne skene dhe urimet nga te pranishmit.
Pas kercimit, asaj i erdhi nje urim i papritur nga mikesha e saj Dafina Zeqiri.
Ne ekranin e madh te skenes, kengetarja u shfaq duke i kenduar Artes tek e uroi per ditelindje dhe e quajti “mbretereshen e kercimit”.
Nje videomesazh shume i bukur per Arten erdhi edhe nga nena e saj.
“Mezi pres te vish ne shtepi per te me zbukuruar jeten“- shprehet nena e blogeres ne urimin per ditelindje, ndersa Arta nuk i mban dot lotet.