Capital T është një prej personazheve më hermetikë sa i takon jetës private, teksa prej kohësh përflitet në media për një histori të mundshme me modelen Adrola Dishi.
Megjithatë së fundmi ka qenë babai i tij, Agim Ademi, i cili ka zbuluar planet e reperit për të krijuar familje, madje duke hedhur dyshime edhe për partneren e tij.
Kështu, i ftuar në një intervistë për “Wake Up”, Ademi, i cili njëkohësisht është edhe Presidenti i Federatës së Kosovës, rrëfeu se me të birin është shumë i lidhur, ndërsa po ashtu shprehu edhe dëshirën për t’u bërë gjysh së shpejti, duke zbuluar edhe planet e artistit.
“Me Trimin jam shok. Kemi krijuar një shoqëri dhe kemi folur për gjithçka. Tani e ka momentin. Duhet t’i japë drejtim dhe besoj që ka për t’i dhënë drejtim shumë shpejt. Shpresoj që do ta gjejë njeriun i cili do të jetë i duhuri për të, ose e ka gjetur,”-tha Agim Ademi, duke nënkuptuar se Capitali mund ta ketë gjetur tashmë partneren me të cilën do krijojë edhe familje.