Don Xhoni ishte një nga të ftuarit e parë të “Zemër Luana”, program që ka nisur sonte transmetimin në Tv Klan.
Reperi drenicas u vendos në një sfidë përballë reperëve shqiptarë, me disa prej të cilëve ka patur “diss”-e e përplasje hera-herës.
Në skenë u vendos “Rrota VIP”, ku rrotullohet dhe ndalon tek personi që Don Xhoni qëllon me armën e paintball dhe në këtë moment i behet nje pyetje pikante.
Teksa qëlloi foton e Finem, me të cilin u përfolën për një sherr masiv si në rrjete sociale ashtu edhe në jetën reale, Don Xhon vendosi ti japë fund aludimeve dhe me përgjigjen e tij. Ai u shpreh se Finem është një djalë i mirë dhe se mes tyre nuk ka patur kurrë diçka dhe i uroi suksese.
“Nuk ka asgjë të vërtetë për pëleshjen fizike me Finem Djali ka pasur një koncert jashtë, do takoheshim në Kosovë por nuk ndodhi dhe u takuam në Tiranë. Më ka pritur shumë mirë, është shumë djalë i mirë”, tha Don Xhoni persa i perket raportit me Finem.
Ndërkohë kur në rrotën VIP ai qëlloi foton e Noizyt, me të cilin gjithashtu u përfolën për një përplasje, ai u shpreh se ka respekt për Noizyn dhe historia mes tyre është e njëjtë si me Finem, ata nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin e janë në paqe.
“Me Noizyn na ka njohur një mik i përbashkët, është shumë djalë me këmbë në tokë, nuk kemi probleme me njëri-tjetrin. Kunjat që kanë ndodhur kanë qenë diçka “funny””
Gjithashtu Don Xhon zbuloi se edhe me Mozzik nuk është zënë edhe pse nuk ndiqen në rrjete sociale apo edhe pas bashkëpunimit me Loredanën, ish-partnere e Mozzik.
Ai u shpreh se me të dhe Getinjon kanë marrëdhënie mjaft të mirë, flasin në telefon jo në Instagram.
“Jam me të dy shumë mirë, i kam shumë shokë të mirë
Përsa i perket raportit me Varrosin, ai u shpreh se te dy i kane bere ‘diss-e’ njeri-tjetrit.
“Më ka bërë diss edhe unë i kam bër diss, kështu që jemi barazim”.
Ndërkohë për Mato Lale, u shpreh se nga 1-10 e vlerëson 8 si artist. Ndërsa për Don Phenom u shpreh se ai vetë është më shumë “Don” se reperi në fjalë.
