Ditën e djeshme në BBV, shtëpisë iu bashkua për disa minuta një tatuazhist.
Megjithëse jo të gjithë preferuan ta bënin një të tillë, “lojën” e hapi Luizi i cili zgjodhi të gdhend në pjesën e brendshme të parakrahut logon e “Big Brother” dhe syrin e Kiarës.
Më pas ishte Olta Gixhari e cila po në parakrah, bëri tatuazh emrin e djalit të saj, Amar.
Edhe Qetsori deklaroi se ka dëshirë të bëjë ditëlindjet e fëmijëve por e la per në një moment të dytë.
Sa i përket Shpatit, tatuazhi i tij ishte i ngjashëm me atë të Luizit, një sy por pa treguar se për kë e ka bërë.