Eshte e konfirmuar tashme se Ori Nebijaj eshte larguar nga moderimi i “Perputhen” dhe ka pranuar zyrtarisht mandatin si deputete e Partise Demokratike.
Me largimin e Grida Dumes, e cila tashme eshte larguar perfundimisht nga politika per te prezantuar emisionin “Top Story” ne “Top Channel”, rrugetimin e saj e vazhdon Ori.
Se fundmi, ish moderatorja e “Perputhen” ka qene e ftuar ne nje interviste ku perpos te tjerash, ka folur per mandatin e deputetes.
“Do jem gjithmonë Ori, nuk dua që kjo të ndryshojë kurrë edhe pse tani me mandatin e deputetes i detyrohem zyrtarisht etiketës edhe të qenit zyrtar.”
Ori tregoi edhe per kohen e nevojshme qe i eshte dashur per te marre vendimin nese do e pranonte apo jo mandatin si deputete.
“Dy javë dilemë spese e para erdhi pak si surprizë, sepse nuk e prisja që Grida Duma të jepte dorëheqjen. Jam e sigurt që ajo do ti mungojë politikës. E mendova sepse koha kur unë kandidova dhe pala politike me të cilën kandidova, me ato në cilat poltika gjendet sot janë shumë ndryshe.”
E pyetur se ciles Parti Demokratike i perket, Ori tha: “PD është një, kjo është nëdrra ime dhe kjo ëndërr më çon në Parlament”.
Gjithashtu, Ori tregoi dhe per cilat kauza do te luftoje.
“Ka disa që i mendoj dhe nuk dua të jem e nxituar sepse sado që jam munduar të kem informacion për çfarë ndodh, ka gjithnjë shumë punë për të bërë. Çështjet sociale, të drejtat e fëmijëve do jenë një focus shumë i madh duke njohur realitetin”
Persa i perket rubrikes “Pro apo kunder” martesave te te njejtes gjini, Ori zgjodhi kete te fundit, pasi sipas saj, Shqiperia nuk eshte ende gati.
Jo vetem kunder martesave te te njejtes gjini por Ori shtoi se eshte edhe kunder legalizimit te kanabisit.
Perpos mandatit per deputete, Ori foli dhe per aventuren e saj ne “Perputhen”, duke u ndalur dhe te dy opinionistet e emisionit, Arjan Konomi dhe Neda Balluku
“Arjani është shtyllë e atij emisioni dhe nuk e di nëse Përputhen do të eksiztonte pa të. Neda ishte ajo çfarë i mungonte programit”.
Ndersa, sa i perket raportit qe ka me Bora Zemanin, ajo tha:
“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Me Borën njihem shumë vite përpara, kemi qenë në një tjetër television. Isha unë në një emision që unë ika dhe e vazhdoi Bora. Mendoj që përveç Borës nuk më pason akush tjetër në emision.”
Ori u pyet dhe per jeten e saj private, por theksoi se nuk deshiron vemendje per kete gje.
“Nuk do doja të merrja vëmendje për jetën time me jetën private, sot dua vëmendje vetëm me punën. Kur të martohem do ta merrni vesh”.