Me apo pa dëshirën e tij, partneri i Oltës, Dori, u kthye në qendër të vëmendjes pasi aktorja e përmendte shpesh gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.
Kështu sot, Dori ka thyer heshtjen dhe ka folur për eksperiencën e Oltës në BBV nëpërmjet një bisede telefonike në “E diell”.
Sa i përket lojës së Oltës, ai tregoi se situata të ndryshme e kanë detyruar aktoren të dalë si e keqja, megjithatë Dori shtoi se lojën ajo e përmirësoi me kalimin e ditëve.
Ndërsa për Luizin nuk u zgjat shumë, duke e përkufizuar lojën e tij si të përkryer.
Më pas partneri i Oltës u pyet dhe për aludimet në rrjet ku u tha se letra që ai i dërgoi aktores për Shën Valentin u shkruajt nga dikush tjetër. Dori i dha fund aludimeve duke thënë se ishte vetë ai që ia shkroi Oltës letrën.
Ndërsa, sa i përket pyetjes për banorin e preferuar, ai zgjodhi Armaldon.