Vajza e Alketa Vejsiut, Nikol Nelo, i la të gjithë pa fjalë ditën e djeshme kur publikoi një video duke kënduar.
Nikol bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut.
Ajo u shëndërrua menjëherë në një yll Instagrami, duke numëruar rreth 20 mijë ndjekës.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një audio ku dëgjohet duke kënduar. Nikol ka realizuar një “cover” të një prej këngëve të James Arthur dhe ka vendosur të ndajë një pjesë të saj në Instagram.
Megjithatë, ajo thotë se nuk e ka në plan të bëhet këngëtare. Teksa ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, Nikol është pyetur nëse e mendon veten si këngëtare.
“Asnjëherë. Nuk ka qenë kurrë gjëja ime!”- është përgjigjur ajo.
Më tej, ajo është pyetur për ankthin duke thënë se të gjithë e kemi kaluar dhe është gjëja më e keqe ndonjëherë.
Ndërsa pyetjes ngacmuese nëse i pëlqejnë lidhjet në këtë moshë, i është përgjigjur me diplomaci, duke thënë:
“Në ndihesh se dikush të plotëson dhe të bën të lumtur pse jo, nuk kam asgjë kundër.”