Nga lajmet për shtatzëninë deri te kërcimi, Elona Duro tregon çfarë i tha Bora Zemani në “DWTS”: “Thonë që jo por…”

Javen e shkuar, e eleminuara nga gara e “Dancing with the Stars” ishte gazetarja e njohur, Elona Duro.

Pavaresisht se nuk arriti dot te vazhdonte qendrimin ne program, Elona nuk doli dhe aq e humbur sepse fitoi shumë dashuri nga publiku dhe arriti të humbte plot 9 kg.

Se fundmi, Elona ka qene e ftuar ne “Goca&Gra” ku perpos jetes se saj sentimentale, ajo u ndal dhe te lajmi qe qarkulloi ne rrjet persa i perket parashikimit te fallxhores.

Ajo kishte parashikuar se Elona do te shpallej fituese e DWTS e gjithashtu se Bora Zemani eshte ne pritje te nje femije.

“Me vjen shume keq qe e zhgenjeva fallxhoren, po mbase del Bora”- u shpreh Elona.

Gazetarja tregoi gjithashtu se Bora i kishte treguar se kishte kaluar nje kohe shume te mire per pervjetorin e saj me Donaldin.