Këtë vit shkollor do të përfitojnë libra falas edhe klasat e teta dhe të nënta, duke bërë të mundur që i gjithë arsimi bazë nga klasa e parë deri në të nëntë të jetë pjesë e skemës mbështetëse që Ministra e Arsimit ka ndërmarrë.
Ky lajm është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale. “Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, ka shkruar Kushi.
Rreth 280 mijë nxënës përfitojnë nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta.
https://www.facebook.com/103464624802314/posts/327550859060355/