Nga hatërmbetjet me Alketën, tek vendi i dytë në Festivalin e RTSH-së dhe kënga e saj e preferuar, Elvana i thote te gjitha

Në 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di. Artistja publikoi albumin e saj të radhës dhe na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku. Këngët e mini albumit të saj u kthyen menjëherë në hite.

Asokohe, komentet drejtuar Elvanës ishin të panumërta dhe këngëtarja i ktheu përgjigje e falenderime të gjithëve, përveç një personi. Bëhet fjalë për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila megjithëse i ka lënë dy komente në postim, s’mori asnjë përgjigje nga Elvana.

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i shkroi Alketa, e cila mori thjesht një ‘seen’.

Mbrëmjen e djeshme, Elvana ishte e ftuar në emisionin “Nin”, ku ndër të tjera foli dhe për këtë lajm që qarkulloi lart e poshtë.

Pyetur nga moderatori se cilat lajme i kanë mbetur në mend, ndër të tjera këngëtarja shqiptare përmendi atë që kishte të bënte me këtë rast.

“Ia lë seen Alketës”, tha këngëtarja.

“Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare”, shtoi ajo duke treguar se nuk ishte një veprim i qëllimisht, por thjesht i kishtë shpëtuar mes qindra komenteve.

Përsa i përket sqarimit të kësaj çështje me moderatoren, Elvana u shpreh se nuk është diçka me shumë interes që duhet sqaruar.

“Po jo se s’ka çfarë të sqaroj sa herë shkruajnë mediat, kemi dhe ne punët tona “

Arsyeja e kësaj hatërmbetjeje mendohet të jetë “Festivali i Këngës”, ku Alketa dhe Vera Grabocka u fajësuan për pikët minimale që i vendosën Elvanës, duke sjellë kështu edhe ‘humbjen’ e saj dhe fitoren e Arilena Arës.

Gjatë kësaj interviste, këngëtarja u shpreh se më e rëndësishme për të është fakti që publiku e shpalli fituese absolute dhe pavarëisht pozicionimit të saj në vend të dytë Elvana nuk do ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione.

/iconstyle